Gjykata e Posaçme e Apelit kundër Krimit dhe Korrupsionit ka lënë në burg gjyqtaren e Krujës Enkelejda Hoxha dhe 9 të arrestuarit e tjerë për korrupsion dhe shpërdorim detyre. Kërkesa për liri e gjyqtares dhe personave të tjerë të cilësuar si bashkëpunëtorë të saj është hedhur poshtë nga gjykata.
SPAK arrestoi pak ditë më parë gjyqtaren Enkeleida Hoxha, sekretaren e Gjykatës së Krujës Manuela Mallkuçi, avokatin Aldo Tabaku si edhe shtatë persona të tjerë të akuzuar se përmes një skeme korrupsioni kanë mundësuar uljen e dënimit ose lirimin e të burgosurve të ndryshëm me rrezikshmëri të lartë.
Pas arrestimit SPAK është duke hetuar edhe vendimet për transferimin e të burgosurve nga burgjet e tjera për tek ai i Fushë Krujës duke pasur dyshime të forta se ka pasur një skemë të organizuar në këtë drejtim./ db/ Abcnews.al