Mbrojtësi në pronësi të Chelseas, Victor Moses, është rikthyer të flasë për Antonio Conte. Tashmë anësori është huazuar te Spartak Moscow në Rusi, por në një intervistë për “Spartak.com”, lojtari vlerëson maksimalisht trajnerin e Interit, me të cilin bashkëpunoi gjashtë muaj sezonin e kaluar.
“Conte është trajneri më i mirë që kam patur ndonjëherë. Ai më ndihmoi të besoja në vetvete. Isha gati të transferohesha tek Interi, para se të vija këtu. Kisha diskutuar gjithçka me trajnerin, por diçka nuk funksionoi. Ndoshta situata e vështirë financiare ka goditur klubin, nuk e di”, deklaron nigeriani.
“Transferimi tek Spartaku? Drejtorët e klubit kontaktuan agjentët e mi. Marina Granovskaya foli me agjentin tim dhe i shpjegoi atij se pse Spartak ishte opsioni më i mirë për mua. Në atë moment kontrollova në Google për historikun e klubit dhe e pranova menjëherë ofertën”, përfundon Moses. /abcnews.al