Covid-19 shtyn një tjetër ndeshje futbollit. Milot Rashica dhe Werder Bremen ishin përgatitur të luanin përballë Regensburg e Bundesliga 2, sfidë e vlefshme për çerekfinalet e Kupës së Gjermanisë.
Ndeshja ishte programuar të luhej nesër në orën 18:30, por Federata e ka shtyrë për një datë tjetër. Shkaku? Situata te Regensburg, aty ku luan edhe Albion Vrenezi, është shumë e keqe.
⚠️SPIELABSAGE⚠️
Das für Dienstag angesetzte @DFB_Pokal-Spiel gegen den @SSVJAHN ist jetzt offiziell abgesagt.⬇️ https://t.co/Foab8NH27z#Werder | #ssvsvw
— SV Werder Bremen (@werderbremen) March 1, 2021
Disa lojtarë kanë rezultuar pozitivë me Covid-19, mes tyre edhe trajneri boshnjak, Mersad Selimbegovic. DFB nuk ka vendosur akoma datën e luajtjes së kësaj ndeshje. /abcnews.al