Miqtë më të mirë të njeriut janë më të zgjuar se sa mendojmë. Disa shkencëtarë në Japoni që merren me inteligjencën e qenve, kanë zbuluar se ata mund ta kuptojnë nëse një person është i besueshëm apo jo. Gjetjet e botuara në revistën “Animal Cognition” zbuluan se këto kafshë arrijnë t’i kuptojnë njerëzit shumë shpejt.
Ekipi i shkencëtarëve në Universitetin e Kiotos ndoqi njohuritë e zakonshme që nëse një person tregon diçka, një qen zakonisht do të vrapojë dhe do të nuhasë drejt së cilës po drejtohet. Duke testuar teorinë në 34 qen, një studiues drejtoi secilin prej tyre drejt një ene që mbante ushqim.
Por gjatë provës së dytë ena ishte bosh. Herën e tretë që shkencëtari i drejtoi drejt një vaske, shumica e qenve injoruan udhëzimet. John Bradshaw, një shkencëtar veterinar tha se qenve iu pëlqen që jeta e tyre të jetë e parashikueshme.’Qentë, pronarët e të cilëve nuk janë në përputhje me ta shpesh kanë çrregullime të sjelljes.’, tha ai. /abcnews.al