Historia e Guie-Mien, shtangu Eintrachtin me klauzolën qesharake për të firmosur

schedule20:32 - 4 Korrik, 2022

schedule 20:32 - 4 Korrik, 2022

Futbollistët kanë teka nga më të ndryshme dhe një pjesë e mirë e tyre mendojnë t’i plotësojnë ato në momentin që nënshkruajnë kontratën. Në Gjermani është regjistruar një nga kërkesat me qesharake, që është plotësuar.

Mesfushori kongolez, Rolf-Christel Guie-Mien, u transferua tek Eintracht Frankfurt verën e vitit 1999 për shumën e 2.5 milion eurove nga Karlsruher SC.

Sulmuesi kongolez me pasaportë gjermane vendosi një kusht për klubin për të firmosur. E habitshme në fakt, pasi ai kërkoi që bashkëshortja e tij të regjistrohej në një klasë gatimi dhe të merrte mësime.

Sigurisht që Eintracht Frankfurt ia plotësoi menjëherë, kurse për cilësinë e ushqimit më pas vetëm Rolf-Christel Guie-Mien mund të japë një mendim të saktë. /abcnews.al