Një goditje tjetër për qeverinë franceze pas dorëheqjes një javë më parë të ministrit të Ekologjisë. Ministrja e Sporteve Laura Flesel ka dhënë dorëheqjen për arsye personale, ndërsa mediat franceze raportojnë se do të ketë ndryshime të tjera.
Ministrja franceze e sportit, Laura Flessel, ka dhënë dorëheqjen nga qeveria e e Emanuel Makron për arsye personale. Ajo deklaroi se tashmë do i dedikohet impenjimeve të mëparshme. Ish-kampionja olimpike e skermës u shpreh se kanë qenë 16 muaj të mrekullueshëm si pjesë e qeverisë, por tashmë ka ardhur koha për ndryshime në jetën e saj. Ndërkohë mediat franceze shkruajnë se gjatë ditës do të ketë emërime të reja.
Me origjinë nga Guadalupe, 47 vjeçarja është një sportiste e njohur e skermës dhe ka fituar disa medalje në lojërat olimpike. Dorëheqja e Flessel vjen në një moment të vështirë për qeverinë franceze, një javë pas dorëheqjes së ministrit të Ekologjisë, ambiantalistit Nikolas Hulot. Presidenti francez Nakron nuk ka gjetur ende një zëvendësues pasi personi i parë i zgjedhur prej tij refuzoi postin. Ditët e fundit burime zyrtare kishin paralajmëruar ndryshime në qeveri./abcnews.al