Aksidenti i rëndë në Fier-Vlorë, humb jetën një 18-vjeçar

schedule15:23 - 28 Shkurt, 2021

schedule 15:23 - 28 Shkurt, 2021

Një 18-vjeçar ka ndërruar jetë, pasi u përfshi në aksidentin e rëndë në aksin Fier-Vlorë. Burime për gazetarin Elton Nika konfirmojnë se i riu nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra si pasojë e përplasjes.

Dy automjete me targa AA183BA Benz dhe AA 371Af u përplasën, ndërsa në aksident është përshirë edhe një makinë e tretë.

Të plagosur kanë mbetur katër persona të tjerë të cilët ndodhen në gjendje të rëndë. Nga pamjet e siguruara nga abcnews.al shihet se nga njëri mjet nxirren të paktën dy persona, ndërkohë, që 18-vjeçari pasi u dërgua në spital nuk ka mundur të mbijetojë.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka bllokuar totalisht këtë aks. Lëvizja e mjeteve është zhvendosur në rrugën e vjetër që lidh Fierin me Vlorën. Kështu, autostrada po funksionon vetëm me një krah. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!