Ish-kapiteni i Barcelonës, Xavi Hernandez, vazhdon të “pushtojë” Katarin. Trajneri i Al Sadd ngriti ditën e djeshme trofeun e pestë, pasi triumfoi në finalen e Kupës së Katarit me rezultatin 2-0 kundër Al-Duhail.
Të dy golat e ndeshjes u shënuan nga Bagdad Bounedjah, i cili u asistua nga Santi Cazorla. Në fakt, spanjolli është shumë pranë dhe sigurimit të trofeut të gjashtë, pasi është vetëm një fitore larg titullit të kampionatit QNB.

Më parë 41-vjeçari ka fituar Kupën e Katarit 2020, Kupën e Amirit 2020, Super Kupën e Katarit 2019 si dhe Kupa e Yjeve të Katarit 2019-2020. Flitet se në përfundim të sezonit pasi të fitojë dhe kampionatin, Xavi mund të rikthehet te Barcelona, por e ardhmja e tij do të ndikohet shumë nga rezultati i zgjedhjeve në klubin katalanas. /abcnews.al


