Alaidin Sallaku, sulmuesi që pjesën më të madhe të karrierës e ka kaluar në Kategorinë e Parë me Turbinën, ka nënshkruar në Gjeorgji.
26-vjeçari do të jetë pjesë e Torpedo Kutaisi dhe ky transferim është mundësuar nga menaxheri Franci Bode.
Sallaku ka luajtur edhe në Superiore, ku ka debutuar me Apoloninë në vitin 2013. Gjithashtu ai ka veshur edhe fanellën e Besës dhe Bylisit, me këta të fundit ishte vjet në elitë. /abcnews.al