Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Gjirokastër, ulet interesi për të studiuar për mësuesi

schedule15:10 - 3 Shtator, 2018

schedule 15:10 - 3 Shtator, 2018

Rritja e notës mesatare nga 6 në 7 për pranimet në degët e mësuesisë ka ulur ndjeshëm numrin e aplikimeve për këto programe në universitetin “Eqrem Cabej” në Gjirokastër. Pas shpalljes së kandidatëve fitues, interëesi më i madh është për degët e ekonomikut, infermierisë dhe teknologji-informacioni, thotë zv/rektori i universitetit Jani Dine.

Deri në këtë fazë të parë pranë universitetit “Eqrem Çabej” janë 1219 aplikime, ndërsa pritshmëritë e rektoratit janë të larta duke pasur parasysh edhe programet e reja dy vjeçare të cilat duket se ka interes nga të rinjtë. Nga viti në vit, Universitet i Gjirokastrës ka pësuar rënie drastike të numrit të studentëve duke bërë që disa degë të rrezikojnë mbylljen./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!