Ambasadori britanik apel: Partitë politike të sigurojnë kandidatë të pastër  

schedule16:07 - 25 Shkurt, 2021

schedule 16:07 - 25 Shkurt, 2021

Ambasadori britanik në Tiranë, Duncan Norman u është drejtuar me një apel  partive politike në vend, për kandidatët për deputetë në zgjedhjet e 25 prillit.

Në një postim në rrjetet sociale, diplomati bën thirrje që kandidatët për deputetë të jenë të mos jenë të përfshirë me krimin e organizuar ose korrupsionin.

“Afati për të dorëzuar listat e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 25 Prillit është shumë pranë. Partitë politike duhet të sigurojnë që kandidatët që duan të përfaqësojnë qytetarët të mos jenë të përfshirë me krimin e organizuar ose korrupsionin apo të lidhur drejtpërdrejt me ata që janë.”– shkruan Duncan në Twitter.

Thirrja e ambasadorit britanik është në një linjë me atë atë të diplomates amerikane Yurti Kim, e  cila gjithashtu apelon shpesh për pastërtinë e kandidatëve. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!