Dy motorë janë përplasur ditën e sotme tek rrethrrotullimi i Shkozës. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 11:00 dhe për pasojë ka mbetur i lënduar një prej drejtuesve me iniciale F. M.
Ky i fundit ndodhet në spital duke marrë kujdes shëndetësor.
NJOFTIMI
Tiranë/Informacion paraprak
Me datë 25.02.2021, rreth orës 11:00, tek rrethrrotullimi i Shkozës, janë përfshirë në përplasje mjeti motorr me drejtues H. H, me mjetin motorr me drejtues F. M. Si pasojë e aksidentit është dëmtuar drejtuesi i motorrit shtetasi F. M., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /abcnews.al/