‘Masat e vendosura për parandalimin e përhapjes së koronavirusit do të vijojnë të mbeten në fuqi’, kështu u shpreh kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, Mira Rakacolli.
E pyetur nëse ky vendim lidhet me faktin për të mos penguar fushatën, Rakacolli tha se vendimet merren duke pasur parasysh situatën epidemiologjike dhe jo fushatën zgjedhore.
“Absolutisht nuk lidhen me zgjedhjet. Kjo sëmundje ishte ngjarje e re për të gjithë botën. Të gjithë nisemi nga shkenca epidemiologjike, nga indikatorë të ndryshëm. Masat që janë arsyetuar se mund të jenë ndalës dhe frenues janë të ndryshme në vend të ndryshme. Shqipëria me shifrat që ka pasur mendojmë që deri tani masat kanë qenë të arsyeshme pasi janë marrë për të ruajtur shëndetin e njerëzve dhe nuk lidhen absolutisht me asnjë lloj situatë të caktuar politike”, tha Rakacolli.
/abcnews.al/