Gjergj Cukali i arrestuar mbrëmjen e sotme për atentatin me eksploziv ndaj Gjon Memës dy javë më parë në Kamëz, dyshohet se ka pasur rolin e porositësit. Ndërkohë ABC mëson indentitetin e dy bashkëpunëtorëve të tij. Burime bëjnë me dije se ata janë Enver dhe Edmond Jakimi, kushërinj me njëri-tjetrin.
Gazetarja Xhensila Kodra raporton se ata janë arrestuar në Qerret, ndërsa Cukali është kapur në shtëpinë e tij në rrugën “Myslym Shyri” në Tiranë. Dyshimet janë se autorët dhe Gjon Mema kanë pasur konflikte për shkak të prishjes së pazareve të drogës.
Ata janë fiksuar nga kamerat e sigurisë së vilës së Gjon Memës në Kamëz. Ata e kanë vendosur eksplozivin në automjet në momentin kur ai ka qenë i parkuar përpara shtëpisë, pak para se Mema të futej në makinë.
Por kur ai është afruar te automjeti ai ka shtypur pultin për të hapur derën dhe në këtë moment ka ndodhur shpërthimi duke evituar një ngjarje që mund të kishte marrë përmasa më të rënda. Nga shpërthimi Mema mbeti i plagosur në gjymtyrë./mv.abcnews.al