Kafeja greke mund të jetë çelësi i jetëgjatësisë

schedule22:45 - 1 Shtator, 2018

schedule 22:45 - 1 Shtator, 2018

Një kafe greke në ditë, e cila është e pasur me antioksidantë dhe përmban vetëm një sasi të moderuar të kafeinës, mund të jetë çelësi për të jetuar më gjatë.

Shkencëtarët amerikanë sapo kanë zbuluar dëshmi të reja, se kafeja ushtron efekte mbrojtëse kundër atakut të zemrës dhe goditjes në tru.

Sipas studiuesve, për çdo filxhan kafe shtesë në javë, është vërejtur një reduktim prej 7% i rrezikun të atakut të zemrës dhe një ulje prej 8% i rrezikut për goditje në tru.

Kafja konsiderohet tashmë se bën mirë për zemrën, pasi kjo pije përmban nivele të larta të antioksidantëve dhe polifenoleve mbrojtëse.

Por, ajo që e bën kafen greke superiore, është përqendrimi dhe përgatitja e saj, të cilat ofrojnë më shumë përbërës mbrojtës në secilin filxhan.

Kafeja greke është e zier, e cila krijon kaimak (shkumë), dhe e bën atë shumë kremoze. Procesi i zjerjes së ekstrakteve të kafesë përmban më shumë lëndë ushqyese nga kokrrat e kafesë sesa nga metoda e filtrimit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!