Mesfushori i Bayern Munchen, Jamal Musiala, ka marrë një vendim shumë të rëndësishëm për karrierën e tij. Pas shumë dilemash, 17-vjeçari ka zgjedhur për të luajtur me Gjermaninë në të ardhmen dhe jo me kombëtaren angleze, nga është me origjinë.
Talenti i ri është lindur e rritur në Stuttgart, por nisi të luante me ekipet e moshave të Anglisë. Pas dy viteve me fanellën e “3 Luanëve”, Musiala vendosi të luane për Gjermaninë U16. Megjithatë, u rikthye sërish në ishullin britanik, ku luajti dhe për komëbtaren U21 dy ndeshje.
Bayern Munich’s 17-year-old midfielder Jamal Musiala, who played for England’s youth teams, has chosen to represent Germany at international level
— Sky Sports News (@SkySportsNews) February 24, 2021
Gjithsesi, vendimi më i rëndësishëm është ai për kombëtaren e madhe dhe zgjedhja e tij finale është kombëtarja e Gjermanisë. Vendimi i tij është marrë menjëherë pas ndeshjes së djeshme kundër Lazios në Champions League, ku Jamal shënoi edhe golin e dytë për bavarezët. /abcnews.al