Palmer: Çështja Kosovë-Serbi dhe ajo e Bosnjës janë të ndara për Uashingtonin

schedule11:35 - 24 Shkurt, 2021

schedule 11:35 - 24 Shkurt, 2021

I dërguari Special i SHBA-ve për Ballkanin, MatthewPalmer, ka ripërsëritur sërish  problemin e marrëveshjes Kosovë Serbi.

Palmer është shprehur se problemi mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe çështja e Bosnjës dhe Hercegovinës janë dy gjëra të ndara nga njëra tjetra për Uashingtonin.

Megjithatë, sipas Palmer në shumë pikëpamje ato shpesh janë të lidhura.

Në një intervistë për shërbimin në Bosnjë e Hercegovinë të Zerit të Amerikës, Palmer ka thënë se SHBA-të e përkrahin plotësisht dialogun Kosovë-Serbi të udhëhequr nga Bashkimi Evropian./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!