A është ushqimi i shpejtë vegjetarian i shëndetshëm? Ç’duhet të dini

schedule11:43 - 24 Shkurt, 2021

schedule 11:43 - 24 Shkurt, 2021

Nuk ka asnjë dyshim që ushqimi vegjetarian dita ditës po bëhet më i kërkuar dhe po shtohet në menutë e restoranteve. Kur flasim për dita me bazë bimore, në përgjithësi kemi parasysh, perime, fruta, drithëra, arra, bishtajore etj. D.m.th, ka të bëjë me ngrënien e ushqimeve të papërpunuara ose të përpunuara, duke shmangur prodhimet shtazore dhe mishin.

Duke qenë se ushqimi vegjetarian dhe vegan po bëhet kaq popullor, janë shtuar dhe ushqimet e shpejta që i përshtaten këtyre dietave. Ju mund të keni ngrënë sanduiç me suxhuk bimor po burger pa mish.

Pyetja është, a janë të shëndetshme ushqimet e shpejta vegjetariane?

Sipas një sondazhi nga firma e konsulencës së inovacionit Mattson, 65% e njerëzve zgjedhin të ushqehen me bazë bimore për shkak të përfitimeve të perceptuara shëndetësore. Por, porositja e ushqimeve të shpejta pa mish, nuk është gjithmonë në anën e shëndetit tonë, informon abcnews.al.

“Rritja e konsumit të ushqimeve me bazë bimore është e dobishme për trupat tanë dhe për planetin. Sidoqoftë, unë nxis konsumatorët që kanë kushte kronike shëndetësore dhe dëshira të forta për të bërë një jetë më të shëndetshme, të mendojnë në mënyrë kritike dhe të fitojnë vetëdije rreth aureolës shëndetësore që disa zinxhirë të ushqimit të shpejtë mund të hidhen mbi menutë me bazë bimore”, thotë  Elizabeth Gunner, një dietologe në New York.

Pra, ndodh që vërtetët ju nuk hani mish, por mund të hani sasi të mëdha patatesh dhe të pini pije të gazuara, që s’janë aspak të shëndetshme.

Modifikoni porosinë tuaj

Për fat të keq, shumica e opsioneve të ushqimit të shpejt vegjetarian, janë sërish ushqim i shpejtë. Në fund të fundit, nuk bëni gabim nëse i përfshini në ditën tuaj ndonjëherë, ndërsa në përgjithësi ndiqni një dietë të ekuilibruar dhe të shëndetshme, informon abcnews.al.

Gjithashtu, nëse jeni vegan dhe po porosisni ushqim pa mish, mund t’ju duhet të bëni modifikime. Për shembull, kërkoni të mos merrni djathin, vezët, salcën e thartë ose majonezën, që zakonisht shoqërojnë ushqimin e shpejtë./Përshtati nga The Healthy, e.b-abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!