Kardiologu Spiro Qirko ka folur ditën e sotme për dëmet që shkakton duhani në organizëm.
I ftuar në ‘ABC e Mëngjesit’, ai ka deklaruar se duhani krahasohet me një kancer malinj, pasi prek çdo organ.
Sipas mjekut, ‘një duhanxhi me tre paketa në ditë duke pirë kafe ka ndaluar zemra dhe ai ka mbaruar’.
“Në SHBA vdesin çdo vit nga 500 mijë vetë nga duhani. Kjo të bën ta krahasosh me një kancer malinj, pasi prek çdo organ.
Ne shpesh harrojmë po njerëzit kapen pas gjërave të tjera, po duhani vret pa bujë. Pasi ai thanë arteriet dhe në organet e ndryshme nuk shkon gjak. Një nga elementet kryesor që ka duhani është oksidi i karbonit dhe nikotina, oksidi i karbonit zëvendëson oksigjenin”. l.k/abcnews.al