Navalny, Rusia kërcenon me pasoja sanksioneve të BE-së

schedule08:16 - 24 Shkurt, 2021

schedule 08:16 - 24 Shkurt, 2021

Pas njoftimeve nga BE për sanksione të reja ndaj Rusisë për shkak të burgosjes së kritikut të Kremlinit Aleksej Navalni, kërcënon Rusia. Kryetari i Komitetit të Punëve të Jashtme, Leonid Slutsky, nuk dha detaje se cilat do të jenë reagimet por tha se BE nuk do të mbetet pa përgjigje.

Ai gjykon se masat ndëshkuese për çështjen Navalny janë një hap tjetër drejt përkeqësimit të marrëdhënieve mes BE dhe Rusisë. Sluzki e akuzoi Brukselin se e refuzon në mënyrë të vazhdueshme hyrjen në një dialog me Moskën duke u nisur nga shkaqe absolutisht të largëta dhe provokuese. Leonid Slutsky ka theksuar se një qasje e tillë nga ana e Brukselit nuk mund të kontribuojë në asnjë mënyrë në normalizimin e marrëdhënieve.

Ministrat e Jashtëm të vendeve të BE kishin rënë dakord më parë të fillonin me përgatitjet e nevojshme për masat e reja ndëshkimore ndaj Rusisë. Sipas informacioneve nga Brukseli për këtë do të përdoret një instrument i ri sanksionesh. Instrumenti i ri do të bëjë të mundur që BE-ja të ngrijë pasuri që mund të kenë në BE aktorët përgjegjës për shkelje të rënda të të drejtave të njeriut. Konkretisht, bëhet fjalë për ata që kanë kryer shkelje të tilla dhe për ata që kanë përfituar prej tyre. Përveç kësaj pritet që një sërë personash nga Rusia t’u ndalohet të hyjnë në BE.

Drejtësia ruse e ka dënuar Navalnin me dy vjet e gjashtë muaj kamp internimi. Ky proces është kritikuar nga liderët e BE-së si i motivuar politikisht./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!