Detoksikimi është një nga mënyrat më efektive për të pastruar trupin tuaj dhe për të përmirësuar tretjen. Shumë njerëz e barazojnë detoksikimin me privimin e ushqimit, por kjo nuk është e drejtë.
Për fat të mirë është e mundur të detoksiokoni trupin tuaj pa vuajtur. Më poshtë ne ju kemi sjellë disa nga mënyrat më të thjeshta.
Shmangni produktet e dëmshme
Së pari duhet të kufizoni përdorimin e sheqerit, brumit, ëmbëlsuesve artificiale, pasi të gjitha rrisni dëshirën për sheqer dhe shtojnë dhjamin. Ju gjithashtu duhet të ndërprisni ushqimet me yndyrna të hidrogjenizuara, kafeinën dhe alkoolin.
Mbushni trupin me proteina
Marrja e mjaftueshme e proteinave është çelësi për të mbajtur normal sheqerin në gjak dhe për të përmirësuar rezistencën ndaj insulinës. Është e nevojshme të ekuilibroni dietën tuaj me vezë, arra dhe peshk.
Hani karbohidratet e duhura
Po është e vërtetë. Ju mund të hani sa më shumë zarzavate dhe ushqime me gjethe. Të hash brokoli, lulelakër, karota, domate, speca dhe kunguj të njomë, do ju ndihmojnë të dobësoheni dhe të ndiheni për mrekulli, raporton abcnews.al.
Konsumoni yndyrna të shëndetshme
Yndyrnate e shëndetshme nuk do ju shëndoshin, ato janë thelbësore për trupin tuaj kur dëshironi të humbni peshë. Nëse doni të keni një shëndet të mirë, duhet të konsumoni avokado, salmon, vaj ulliri dhe vaj kokosi.
Ftoni miqtë tuaj të detoksikohen si ju
Studimet tregojnë që njerëzit të cilët kryejnë programe së bashku dhe mbështesin njëri-tjetrin, humbin peshë më shpejt. Pra, nëse doni rezultate të shkëlqyer, ftoni miqtë për t’u detoksikuar bashkë./e.b-abcnews.al