“Zgjedhjet”, Soreca: Krerët e partive përgjegjësi ligjore për listat

schedule12:40 - 23 Shkurt, 2021

schedule 12:40 - 23 Shkurt, 2021

Ambasadori i BE-së në Tiranë Luigi Soreca, ka reaguar nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Twitter” për zgjedhjet e 25 prillit.

Ai shkruan se krerët e partive duhet të tregojnë përgjegjësi morale për listat. Gjithashtu ai shprehet se listat e kandidatëve duhet të jenë me standardet më të larta.

Më tej Soreca në postimin e tij shkruan se Shqipëria meriton ligjvënës që mbështesin BE dhe që do të luftojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar.

“Diskutime si ato të sotmet janë thelbësore për të drejtuar votuesit dhe kandidatët në procesin demokratik. Unë pres që partitë politike të angazhohen me rekomandimet e OSBE-së dhe të mos lejoj që iniciativa e sotme demokratike shumë e shëndetshme të mbetet pa vëmendje.

Drejtuesit e partive kanë një përgjegjësi ligjore dhe morale për të siguruar listat e kandidatëve me standardet më të larta të integritetit. Shqipëria meriton ligjvënësit të cilët do të mbështesin BE axhenda e reformave për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar,” shkruan Soreca.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!