Japonia drejt lehtësimit të masave kufizuese të Covid-19

schedule09:49 - 23 Shkurt, 2021

schedule 09:49 - 23 Shkurt, 2021

Pas Izraelit edhe Japonia bëhet vendi i dytë i cili pritet të lehtësojë masat e vendosura për Covid-19.

Tre prefektura të Japonisë kanë kërkuar nga qeveria që të konsiderojë heqjen e gjendjes së jashtëzakonshme.

Kjo kërkesë ka ardhur sipas tyre me uljen e infeksioneve nga Covid.

Guvernatorët e Huogo, Kyoto dhe Osaka i kanë paraqitur një kërkesë ministrit duke i paraqitur situatën e Covid.

Ndërkohë pritet që mbi këtë çështje vendimi të merret pas takimit mes kryeministrit Yoshihide Suga dhe Nishimuraa me Ministrin e Shëndetësisë Norihisa Nomura.

Në mbarë vendin, Japonia ka regjistruar 426.375 raste koronavirus, me 7.550 vdekje të konfirmuara.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!