Diskutimet për Sirinë, më 7 shtator në Teheran takohen Putin, Erdogan e Rohani

schedule18:06 - 31 Gusht, 2018

schedule 18:06 - 31 Gusht, 2018

Më 7 shtator në Teheran do të takohen presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, ai i Rusisë Vladimir Putin dhe ai Iranian, Hasan Ruhani. Ata do të diskutojnë lidhur me Sirinë por edhe marrëdhëniet e tyre si dhe çështje të tjera.

Presidenti rus Vladimir Putin do të marrë pjesë në një samit me homologët e tij nga Irani dhe Turqia më 7 shtator në Teheran, njoftoi zëdhënësi i Kremlinit Dmitri Peskov. Ky është takimi i dytë mes tre liderëve: Vladimir Putin, Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan dhe Presidentit iranian Hassan Rohani, pas takimit që patën në Ankara në prillin e kaluar ku diskutuan zhvillimet në Siri. Ata u angazhuan për të përshpejtuar përpjekjet e tyre për të sjellë stabilitetin në Siri. Samiti i radhës do të mbahet në Tabriz, në veri të Teheranit. Zëdhënësi i presidencës turke, Ibrahim Kalin, kishte njoftuar në mes të gushtit se samiti do të zhvillohej “gjatë javës së parë të shtatorit”. Ndërsa Erdogani kishte pohuar në fund të korrikut se ai donte të organizonte më 7 shtator një samit mbi Sirinë në Turqi me Moskën, Parisin dhe Berlinin. Por mesa duket dëshira e Erdogan nuk do të plotësohet dhe ai duhet të kënaq ambicien e tij diplomatikë me takimin trepalësh.

Ndërkohë gjatë këtij samiti Presidenti rus Vladimir Putin do të takohet me homologun e tij turk Rexhep Tajip Erdogan. “Është e natyrshme të pritet që Putini dhe Erdogan të përdorin këtë format trepalësh për të vazhduar diskutimet e tyre dypalëshe”, shtoi zëdhënësi i Kremlinit. Përgatitjet për këtë samit të vijnë në një moment kur sulmi nga ana e regjimit sirian kundër provincën e Idleb, bastioni i fundit kryengritëse të vendit duket i pashmangshëm. Ky rajon që është jashtë kontrollit të forcave qeveritare dominohet 60% nga lëvizja Hayat Tahrir al-Sham, i përbërë nga anëtarë të ish-degës së Al Kaedës) dhe ka në përbërjen e saj shumë grupe rebele. Një ofensivë e regjimit në këtë rajon kufitar me Turqinë, megjithatë, varet nga një marrëveshje midis Moskës, mbështetëse e palëkundur të Damaskut dhe Ankarasë, sponsor tradicional i rebelëve, sipas ekspertëve ndërkombëtar. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!