Nga Simon Shkreli
Muamer Bercaj 26 vjeçar nga Malësia e Madhe është arrestuar nga policia malazeze teksa në kufirin tokësor mes Malit të Zi dhe Shqipërisë ka tentuar të trafikojë 40 kg lëndë narkotike kanabis.
Sipas policisë së vendit fqinj 26-vjeçari është vëzhguar për disa ditë dhe në momentin e transportimit të lëndës narkotike ai është ndaluar nga policia malazeze.
Ndërsa në këtë veprimtari kriminale ai ka qenë i shoqëruar edhe nga 2 persona tjerë të cilët kanë arritur të largohen dhe të kthehen në brendësi të territorit shqiptar.