Basha: Mosbindje civile nëse Rama sjell në kuvend ligjin e Teatrit

schedule13:01 - 31 Gusht, 2018

schedule 13:01 - 31 Gusht, 2018

Kreu demokrat Lulzim Basha paralajmëroi kryeministrin Edi Rama që të mos sjellë në Kuvend ligjin për Teatrin, pasi do të përballet me pasoja të rënda. Në një konferencë për mediat Basha tha se do të ketë mosbindje civile nëse Rama do risjellë në Kuvend ligjin për Teatrin.

“Ramës të mos i shkojë ndërmend të risjellë në Kuvend ligjin për Teatrin, pasi do të përballet me pasoja të rënda. Nëse Rama do risjellë në Kuvend ligjin për Teatrin, do të jetë shpallje e mosbindjes civile”.

Gjatë fjalës së tij Basha mohoi një pakt tjetër me Kryeministrin Rama.

 “Nuk do të ketë pakt tjetër Basha-Rama dhe nuk do të ketë as bashkëqeverisje me Edi Ramën. Nuk do ketë as pakt për reformën zgjedhore, pa i dhënë zgjidhje situatës katastrofike ku ndodhet vendi”.