Nga Donna Ferguson – The Guardian
Një pedagog i vjetër në departamentin e shkencave matematikore në Universitetin Bath, Kit Yates, ka një PhD në Matematikë nga Oksfordi dhe është autor i librit “Matematika e Jetës dhe Vdekjes”. Kështu, kur filloi mbyllja, ai ishte i sigurt se çfarë do t’i mësonte djalit të tij 5-vjeçar Will dhe vajzës 7-vjeçare Emmie. Por ja që ishte gabim.
“Unë kurrë nuk kisha dëgjuar për “bar model” apo “part-whole model”, dhe mu desh t’u kërkoja fëmijëve ndihmë të mi mësonin. Ai ishte gjithashtu i tronditur prej këtyre metodave dhe modeleve të ndryshme frikësuese që priren të përdoren nga fëmijët e shkollës fillore për të zgjidhur problemet themelore të matematikës.
“Kurrë nuk kam pasur nevojë t’i përdor ato, nuk është e nevojshme t’i dini të gjitha këto modele të ndryshme mendore për të bërë matematike”, tha ai.
Vajza e tij, thotë ai, do të mësojë të bëjë mbledhjen në një mënyrë, por më pas duhet të bëhen disa mësime, për të mësuar mbledhjen, duke përdorur një metodë krejt ndryshe. Kjo e bën vajzën e tij të mendoj se e di ta bëjë një veprim, por në fakt nuk di. Por ajo që ai gjen akoma më zhgënjyese është gënjeshtra. Programi mësimor po i detyron mësuesit t’u mësojnë qëllimisht fëmijëve gënjeshtra, thotë ai, të cilat duhen të zgjidhen më vonë. Për shembull, pas viteve të mësimit, nuk ka numra mes zeros dhe njëshit, por fëmija i tij shtatë vjeç papritur pritet të kuptojë se ka gjëra të tilla si thyesat.
“Ideja që ka pafundësisht numra mes zeros dhe njëshit, është vërtet magjike. Dhe mendoj se nuk është kurrë herët për t’u prezantuar me këto koncepte. Ato nuk kanë nevojë të jenë të frikshme apo të vështira. Janë të vështira sepse nuk kemi folur për ta më herët dhe papritmas i prezantojmë. Në atë pikë, thyesat dhe numrat negativë janë koncepte të çuditshme. Për t’i kuptuar ato, kërkon që fëmija të bëjë një ndryshim të madh të paradigmës dhe të ndryshojë modelin e tyre mendor sesi funksionojnë këta numra”, thotë Yates.
Megjithatë, shumica e fëmijëve arrijnë në shkollë duke e ditur që mund ta ndajnë një mollë në gjysme ose mund të ndajnë një pako ëmbëlsira.
“Nuk është se fëmijët e vegjël nuk kuptojnë nga thyesat dhe numrat negativë, ata thjesht nuk mësojnë rreth hyre në matematikë”, thotë profesori i matematikës.
Ky nuk është faji i mësuesve të tyre. Programi mësimore i detyron mësuesit të grumbullojnë probleme për të ardhme, sepse ajo që fëmijët mësojnë në një moshë të re, formon kuptimin e tyre të matematikës ndërsa rriten. Puna që ai po bën me fëmijët e tij duke iu dhënë mësime matematike, ka prishur gjysmën e të vërtetave me të cilat nxënësit ishin ushqyer gjatë gjithë ditëve në shkollë./Përshtati nga The Guardian, e.b-abcnews.al