Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ky është gabimi që bëni kur aplikoni maskën me argjilë

schedule13:45 - 21 Shkurt, 2021

schedule 13:45 - 21 Shkurt, 2021

Maskat kanë gjetur një përdorim të gjerë për përkujdesin ndaj lëkurës. Ekzistojnë maska me produkte të ndryshme për qëllime specifike, dhe ndër ta është dhe ajo me argjilë. Maskat prej balte largojnë papastërtitë, toksinat, vajin e tepërt dhe sebumin nga lëkura.

Por nëse dëshironi të përdorni maskën me argjilë, duhet të dini ta përdorni në mënyrën e duhur. Një ndër gabimet që shpesh bëjmë është se e lini argjilën të thahet krejt në lëkurë. Në fakt, nëse e lini të thahet plotësisht, kjo do ta bëjë lëkurën dhe më të thatë.

Në këtë mënyrë thith lagështinë e barrierës së lëkurës, duke shkaktuar lëkurë të thatë. Kështu, qëndrueshmëria e fytyrës preket ndërsa në planin afatgjatë, ky zakon mund të shkaktojë plakje të parakohshme dhe irritim të lëkurës. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!