Në një reagim të shpërndarë nga zyra e shtypit të Prokurorisë së Përgjithshme, thuhet se Prokurorja e përgjithshme Arta Marku, shpreh shqetësimin e thellë për sulmin ndaj familjarëve të gazetares Klodiana Lala.
Kryeprokurorja nxit dhe mbështet plotësisht hetimin transparent për të venë përpara drejtësisë autorët e sulmit– vijon deklarata.
Prokuroria e Përgjithshme, -thuhet më tej në reagim- rithekson angazhimin për të vënë në dispozicion burime njerëzore dhe infrastrukturore për të garantuar punën e Prokurorisë së Tiranës.
Zonja Marku çmon punën e gazetares Lala dhe trupës së gazetarëve që përballen me vështirësi dhe rreziqe në kërkim, zbardhje dhe raportim të së vërtetës – përfundon reagimi i Prokurorisë së Përgjithshme./abcnews.al