Reja në kërkim të talenteve, vjen fantazisti i Shpresave të Zvicrës

schedule09:34 - 20 Shkurt, 2021

schedule 09:34 - 20 Shkurt, 2021

Trajneri i kombëtares sonë, Edy Reja gjatë gjithë kohës është në kërkim të lojtarëve të rinj e të talentuar dhe të atyre që janë më në formë për momentin.

Në mars nisin eliminatoret e Botërorit të vitit të ardhshëm dhe trajnerit i duhet të ndërtojë një grup të fortë e solid. Panorama Sport mëson se në kombëtare do të afrohet një lojtar i ri, që nuk ka luajtur kurrë me kuqezinjtë, as me moshat.

Ai është Nedim Bajrami. 21-vjeçari me origjinë dardane, por i lindur në Zvicër është bindur të lërë kombëtaren helvete dhe të bashkohet me kuqezinjtë. Ai aktualisht është pjesë e Empolit në Serie B.

 

Talenti aktivizohet si mesfushor i avancuar dhe po bën shumë mirë këtë sezon, ku në 24 ndeshje ka shënuar 4 gola dhe 8 asiste. Para rreth një muaji ai shënoi dy gola ndaj Napolit në Kupën e Italisë. Bajrami ka luajtur me të gjitha moshat e kombëtares së Zvicrës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!