A e dini pse dhembin muskujt në mëngjes?

schedule07:22 - 20 Shkurt, 2021

schedule 07:22 - 20 Shkurt, 2021

Vështirësit në lëvizje si pasojë e ngurtësimit ose kontraktimit të muskujve njerëzit zakonisht ia atribuojnë moshës ose plakjes.

Megjithatë studimet, sqarojnë se mosha apo plakja nuk është shkaktari i vetëm i kontraktimeve të muskujve të shpinës, gjunjëve apo këmbëve.

Zakonisht këto kontraktime ndodhin për arsye të ndryshme ku përfshihet inflamacioni apo artriti.

Sipas agroweb.org, me kalimin e moshës gjymtyrët plaken, përthahen dhe ngurtësohen. Lëngjet e ndërmjetme mes kockave që zakonisht luajnë një rol lubrifikues bëhen më të pakëta.

Gjatë gjumit, muskujt e dobët dhe tendinat kanë tendencën të ngurtësohen më shumë, thonë ekspertët. Sipas tyre, ngurtësimi i muskujve që ndodh në mëngjes mund të shkaktohet si nga osteoartriti por edhe reumatizma.

Ekspertët shpjegojnë se ndjesia e ngurtësimit të muskujve mund të zgjasë nga 10 në 15 minuta. Ajo largohet me lëvizjen dhe ngrohjen e gjymtyrëve dhe muskujve. Megjithatë, ngurtësimi dhe kontraktimi si pasojë e reumatizmës mund të zgjasë deri në një orë./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!