Kthjellët dhe ngrohtë, parashikimi i motit për sot

schedule07:20 - 20 Shkurt, 2021

schedule 07:20 - 20 Shkurt, 2021

Sipas MeteoAlb: Masat ajrore perëndimore që do të përfshijnë vendin tonë do të diktojnë mot të kthjellët dhe të ngrohtë deri pas mesditës kur vranësirat shfaqen në zonat përgjatë kufirit lindor duke sjellë ndonjë reshje të izoluar. Mbrëmja shton vranësirat në të gjithë territorin shqiptar por pa reshje.

Temperaturat e ajrit rriten në mëngjes dhe mesditë  duke luhatur vlerat ditore nga  -4°C  deri në 14°C.Era do fryjë e lehtë me shpejtësi  25km/h nga drejtimi jugor-Jugperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 2 ballë.

Rajoni dhe Europa

Gadishulli Iberik, Britania e Madhe dhe Europa Veriore MBETEN me reshje shiu e dëbore. NDERSA kthjellime dhe vranësira kalimtare do të dominojë në pjesën tjetër të Europës.

Kosova

EDHE ditën e shtunë mbetet në mbizotërimin e kthjellimeve deri në orët e vona të pasdites kur vranësira të shpeshta do të përfshijnë gjithë vendin duke sjellë reshje të pakta dëbore në veri dhe lindje. Parashikohet që edhe nata të vijojë në të njëjtat kushte atmosferike.

Maqedonia e Veriut

Dita nis me mot të kthjellët në të gjithë territorin e MV. POR duke ju afruar mesditës vranësira të lehta shfaqen fillimisht në zonat perëndimore dhe gradualisht vranësirat do të përfshijnë gjithë territorin e MV duke sjellë ndonjë reshje të izoluar dëbore.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!