Ministri turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar akuzoi Greqinë për deklarata të papërgjegjshme dhe kërcënime që rrisin tensionet në Egje dhe prishin paqen rajonale.
Lidhur me programin e armatimit të Greqisë, ai tha se “është një përpjekje e padrejtë”, duke shtuar se “Athina duhet të shmangë veprimet dhe deklaratat që mund të krijojnë keqkuptime”.
Mediat greke shkruajnë sot se anija kërkimore turke “Cesme” po lundron në detin Egje. Athina po monitoron nga afër kursin e lëvizjeve të anijes “Cesme”, e cili pritet që të vijojë misionin e kërkimeve deri në datë 2 mars.
Tonet janë të lartë, ndërsa ende nuk ka asnjë lajm për datën e raundit të 62-të të kontakteve kërkimore të planifikuara të zhvillohen, teksa paraprakisht është vendosur të zhvillohen pas 3 Marsit.
Athina u armatos me 18 avionë “Rafale”, ndërsa në plan tashmë ka fuqizimin e fregatës, sinjal i qartë për Turqinë./ db/ Abcnews.al