Italia dëbon biznesmenin shqiptar nga Durrësi Gëzim Sallaku. Mediat përtej Adriatikut shkruajnë se shqiptari u dëbua nga Italia si “person i padëshiruar dhe me rrezikshmëri shoqërore”.
Sallaku ka në pronësi një rrjet restorantesh dhe hotelesh, ndërsa ishte edhe ish-pronar i Darfo Calcio. Sallaku u përpoq të kundërshtonte dëbimin, por gjykatësi refuzoi ankesën, duke vulosur urdhrin.
Arsyet e dëbimit janë dy; Sallaku nuk kishte leje qëndrimi të ligjshme dhe për problemet me drejtësinë italiane. Nga viti 2002 deri në 2017 ai është arrestuar dhe dënuar për disa vepra penale, nga vjedhje, mashtrim dhe evazion fiskal.
“Tani prokurori i ka dhënë fund një historie të gjatë. Gëzim Sallaku u dërgua në Shqipëri” mbyllet shkrimi./ db/ Abcnews.al