Raiola luan me nervat e Milanit, tenton klauzolë 40 mln € për Donnarumma

schedule13:20 - 19 Shkurt, 2021

schedule 13:20 - 19 Shkurt, 2021

Mino Raiola po luan me nervat e Milanit. Menaxheri i Gigio Donnarumma kërkon që të përfshijë në marrëveshjen e re me kuqezinjtë një klauzolë që e lë të lirë portierin italian për vetëm 40 milion euro.

Një shifër shumë e ulët, për një nga portierët më të mirë në botë dhe vetëm 21 vjeç. Raiola luan me faktin që Donnarumma mund të ikë edhe falas në fund të muajit qershor dhe te Milani nuk janë shumë komodë.

Kuqezinjtë i kanë ofruar kontratë 5-vjeçare, nga e cila portieri do të përfitojë 7.5 milion euro në sezon dhe së bashku me Ibrahimovic janë më të paguarit në skuadër. Raiola po lufton për kontratë 2-vjeçare, që u jep mundësinë ta rishikojnë në verën e vitit 2022.

Sikurse kuptohet, për momentin palët janë larg rinovimit. Gjithsesi nga ana tjetër nuk duhet nënvlerësuar dëshira e vetë Donnarumma, i cili është një lider dhe shumë i lidhur me fanellën e Milanit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!