Numri dy i “Bandës së Lushnjes” kallëzon në SPAK gjyqtaren Miranda Konica

schedule11:08 - 19 Shkurt, 2021

schedule 11:08 - 19 Shkurt, 2021

Numri dy i “Bandës së Lushnjës” Enver Dondollaku ka kallëzuar në SPAK Gjyqtaren e Elbasanit Miranda Konica për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës” dhe Kryesekretaren e Gjykatës për veprën penale të “Falsifikimit të dokumentave”.

Mësohet se Enver Dondollaku më datë 13 Janar 2021 nëpërmjet mbrojtësit të tij Arbër Hoxha i është drejtuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, me kërkesë për lirimin e apartamentit të prindërve të tij, e bllokuar vetëm me një shkresë të thjeshtë te ish Prokurorisë së Krimeve të Rënda që në vitin 2012.

Në kallëzimin e siguruara nga abcnews.al thuhet shkaqet e padisë janë se vetëm dy ditë më vonë, më datë 15 Janar 2021, Gjyqtaria Miranda Koleci nuk ka respektuar parashikimet e Nenit 471/4 të K.Pr. Penale ku seanca zhvillohet me pjesëmarrjen e detyrueshme të Prokurorit dhe të Mbrojtësit, pa asnjë njoftim paraprak apo përfundimtar për seancën gjyqësore, duke zhvilluar në dhomë këshillimi dhe vendosur moskompetencën e Gjykatës Elbasan. Në këto kushte kjo gjyqtare ka shkelur ligjin procedurial penal dhe ka shpërdoruar haptazi detyrën.

Në rrethana më misterioze, pavarësisht vendqëndrimit të ditur në IEVP Peqin të dënuarit Dondollaku dhe të selisë së avokatit Hoxha, vendimi nuk i është komunikuar palëve, duke u falsifikuar aktet nga ana e Kryesekretarise dhe duke i dhënë atij formë të prerë.

Këto veprime të “organizuara të Gjyqtares Konica dhe të Kryesekretarise së Gjykatës Elbasan”, pretendohet se janë të orkestruara nga segmente të caktuar të njohur si kundërshtarë të Enver Dondollakut dhe të ish “Bandës së Lushnjës”.