U kallëzua nga Aleanca për Teatrin, Apeli vendos pushimin e hetimeve për gjyqtarin Sokol Tona

schedule10:44 - 19 Shkurt, 2021

schedule 10:44 - 19 Shkurt, 2021

Gjykata e Apelit te Posaçëm ka vendosur të pushohen hetimet për gjyqtarin e gjykatës së Tiranës Sokol Tona që u kallëzua nga Aleanca për Mbrojtjen e teatrit pasi sipas tyre pushoi hetimet për zëvëndesktyetarin e bashkisë së Tiranës Arbjon Mazniku.

Në fund gjykata vendosi që SPAK të vazhdojë hetimet për zyrtarët e bashkisë, raporton abcnews.al.

Në 2019 aleanca kallëzoi në prokurori Arbjan Maznikun dhe Shkëlqim Fushën me argumentin se ky i fundit i ka paguar nën kryetarit të bashkisë një faturë prej 1 800 eurosh për dy ditë në një hotel në Barcelonë.

Ndërkohë gjyqtaru Sokol Tona vendosi pushim të hetimeve me argumentin se nuk ka elementë të veprës penale. /abcnews.al