Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Florida, ku në varësi të fushatës së vaksinimit dy gra janë maskuar si “gjyshe”, dhe këtë herë kishin shkuar për të marrë dozën e dytë të vaksinës anti Covid.
Drejtori i Departamentit të Shëndetësisë në Florida në Orange County, Raul Pino ka thënë për mediat se ato ishin maskuar me veshje, syze dhe doreza për të mos u dalluar se ishin të reja në moshë.
Ndër të tjera në media bëhet me dije se ato janë vënë re pa u futur në qendrën e vaksinimit ku një tjetër dyshim ka qenë karta e tyre e identitetit që ato kanë paraqitur.
Ndërkohë Pino ka theksuar se nuk e di se si dy “pseudo-gjyshet” kishin arritur që të merrnin dozën e parë të vaksinës.e.su./abcnews.al