Çështje e konsumimit apo jo të mishit të kuq ka qenë një debat i cili ka kohë që zhvillohet. Megjithatë, situdimet e kryera së fundmi, sugjerojnë se ngrënia rregullisht e mishit të kuq të papërpunuar dhe djathit mund të reduktojë rrezikun e një vdekje të hershme, duke përmirësuar mirëqënien e zemrës.
Kërkuesit nga Universiteti McMaster në Kanada zhvilluan një studim me më shumë se 218,000 të rritur nga 50 vende të ndryshme të botës, duke i ndarë ata në pesë kategori sipas dietave të tyre. Studimi konsistoi se ngrënia në mënyrë të moderuar e një sasie djathrash dhe mishi çdo ditë si pjesë e një diete të balancuar mund të zvogëlojë në mënyrë të ndjeshme rrezikun e një vdekje në moshë të re.
Sipas ekipit kërkimior: “Njerëzit të cilët konsumojnë në vaktet e tyre fruta, perime, arra, bishtaja, peshk, djathra dhe mish kanë më pak gjasa të preken nga sëmundjet kardiovaskulare”.
Për këtë arsye, ata sugjerojnë që të ribëhen rregullat dhe ndikimet e dietave globale dhe influencat që kanë tek njerëzit, sepse çdo ditë e më shumë po dalin prova të reja që nxjerrin në dritë se disa nga teoritë mbi ngrënien e ushqimeve që kemi pasur deri më sot nuk janë të vërteta. Gjithashtu, duhet theksuar fakti se sasia e konsumimit të mishit duhet të jetë në masën e rekomanduar prej 70 gramësh në ditë. Ngrënia e tepruar e mishit të kuq, biftekëve, proshutës etj, mund të shkaktojë zhvillimin e kancerit të zorrëve në të ardhmen.
Sigurisht, sipas studiuesit Jeremy Pearson, vetëm ngrënia e mishit dhe djathit nuk është e mjaftueshme për një zemër të shëndetshme. Për këtë duhet rezultati i një sërë komponentësh. Mishi dhe djathi janë elemente pozitive, të cilët mund të ndihmojnë, por nuk duhen neglizhuar dhe hapa të tjerë për të arritur rezultat./abcnews.al