“Babanë e lanë te dera”, vihen në hetim dy mbesat e ish-deputeti demokrat

schedule13:06 - 18 Shkurt, 2021

schedule 13:06 - 18 Shkurt, 2021

Dy vajzat e Rifat Lalos, njëehrazi mbesat e ish-deputetit Vili Minarolli të cilat dy ditë më parë deklaruan jashtë ambienteve të spitalit Infektiv se babai i tyre i cili ndërroi jetë nga COVID u la pa shërbim nga mjekja Migena Qato, janë vënë nën hetim nga policia.

Sipas bluve dy motrat akuzohen se nëpërmjet rrjeteve sociale dhe medias së shkruar, kanë përhapur informacione të rreme për Migena Qaton. Tashmë materialet hetimore i kanë kaluar   Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

“Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 4 filluan procedimin penal ndaj shtetaseve E. L. dhe I. L., sepse nëpërmjet rrjeteve sociale dhe medias së shkruar, kanë përhapur informacione të rreme për shtetasen M. Q., me detyrë mjeke. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. 

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Vajzat thanë në media se babai i tyre është lënë afër derës në të ftohtë pa marrë shërbimin e duhur mjekësor. Ato thanë se i ati i ka kërkuar ta nxjerrin nga spitali pasi sipas tyre ishte lënë në një karrige ku nuk e prekte njeri. Ndërkohë QSUT deklaroi se pacienti ka mbërritur me urgjencë në gjendje të rëndë ndërsa mjekja vazhdimisht ka pyetur familjarët nëse duan ta nxjerrin nga spitali për ta dërguar diku tjetër apo jo./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!