Pas mbylljes së doganës grekë për 24 orë, radhë të gjata kamionësh janë krijuar në Kalavijë në drejtim të Greqisë.
Ndërkohë mëngjesin e kësaj të enjte ka përfunduar dhe greva e punonjësve të palës greke duke e çuar në prej 2 km e gjatë maunesh.
Ndër të tjera përmes pamjeve duket radha e kamionëve që presin për të kaluar në anën tjetër.
Autoritetet e policisë greke njoftuan dy ditë më parë policinë shqiptare në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës për grevën që do të niste nga punonjësit e doganës greke.
Ndërprerja e punës nga pala greke nisi prej orës 7 të mëngjesit me orën greke, ose ora 6 me orën lokale në Shqipëri deri në mëngjesin e orës 7 të ditës së sotme./abcnews.al

