Mjeku Edvin Prifti kërkon ndryshimin e masës së sigurisë

schedule10:46 - 18 Shkurt, 2021

schedule 10:46 - 18 Shkurt, 2021

Mjeku Edvin Prifti, i arrestuar pak ditë më parë ka apeluar vendimin dhe kërkon ndryshim të masës së sigurisë. Siç raporton gazetarja Glidona Daci mjeku ka ankimuar vendimin e Gjykatës së Posaçme, e cila vendosi për të “arrest me burg”.

Mësohet se Prifti kërkon që t’i hiqet masa e sigurisë “arrest ne burg”. Gjithashtu, mjeku kërkon që t’i kthehen paratë që i janë sekuestruar, pasi iu gjetën në banesë.

Në dosje thuhet se Prifti deklaron që paratë janë të ligjshme dhe i përkasin bashkëshortes së tij, dhe buronin nga një marrëdhënie juridike për shitje të një pasurie nga babai. Prona ndodhet në Priskë të Madhe.

Më tej, në apelim thuhet se “Ritheksojmë se një pjesë e të hollave (56.850 USD dhe 3.395.000 lekë) nuk u gjetën në zyrën e tij, por pas kontrollit vetjak, në çantën e tij të lap-topit, i cili në thelb është një akt i paligjshëm, sepse gjykata nuk kishte disponuar me vendim për kontrollin e tij personal”.

Në kërkesë thuhet se paratë e sekuestruara duhet t’i kthehen znj.Enida Prifti sepse nuk janë prova materiale ose sende që lidhen me veprat penale për të cilat ai hetohet, por pjesërisht pasuri e ligjshme që buron nga një marrëdhënie juridike, kursime familjare, për të cilat nuk ka pengesë ligjore që të mbahen në banesë.

SPAK i gjeti mjekut Edvin Prifti në banesë dhe në zyrë 250 mijë euro dhe 160 milionë lekë. g.v/abcnews.al