Në 13-vjetorin e pavarësisë së Kosovës në fshatin Silovë pranë Gjilanit është valëvitur flamuri kuq e zi. Kjo ka ngjallur zemërimin e mediave serbe. Media serbe me bazë në Beograd “Vercenje Novosti” e quan këtë një provokim pasi në këtë zonë jeton një shumicë serbe.
Në artikull shkruhet se qytetarët që jetojnë në këtë zonë e kanë përjetuar keq këtë gjest duke e quajtur një provokim të turpshëm për kombin e tyre.
“Në fshatin Silovë afër Gjilanit jeton shumica e popullatës serbe. Të mërkurën në mbrëmje qytetarët atje përjetuan një provokim të turpshëm pranë shtëpive të tyre.
Një shqiptar së fundmi ndërtoi një kompani rrugësh në tokën që dikur i përkiste ish-kooperativës bujqësore. Të mërkurën në mbrëmje, ai ngriti flamuj shqiptarë në disa vende!”, thuhet në artikull./mv.abcnews.al