Xhelal Mziu jep alarmin nga Dibra: Fshatrat të bllokuar, njerëzit nuk kanë ushqime

schedule18:05 - 17 Shkurt, 2021

schedule 18:05 - 17 Shkurt, 2021

Xhelal Mziu, drejtues politik i PD-së në qarkun e Dibrës akuzoi sot se qeveria i ka lënë qytetarët në mëshirë të fatit. Nga një fshat i Peshkopisë, ai tha se janë vetë qytetarët që po hapin rrugën me lopata nga dëbora, pasi shteti nuk është gjëkundi.

Jemi vetëm 6 km larg Peshkopisë. Sot të rinjtë e hapën rrugën me lopata pas 5 ditësh, për të kaluar mjetet e transportit. Si ky janë edhe fshatra të tjerë. Fshatrat ndodhen në një situatë kritike për shkak të mungesës së ushqimit, dritave dhe kjo tregon një papërgjegjshmëri të kësaj qeverie” tha ai./ db/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!