Milani luan nesër ndeshjen e parë të raundit të 1/16-ave të Champions League ndaj ish-kundërshtarit të Tiranës, Crvena Zvezda. Sot në konferencë për shtyp foli trajneri i kuqezinjve, Stefano Pioli, që e vlerësoi maksimalisht ndeshjen e nesërme dhe u shpreh se Europa Legaue nuk do lihej pas dore.
“Ne jemi të lumtur që jemi në Europë dhe progresin që kemi bërë deri më tani, ekipi duhet të ndiejë dëshirën për të kapërcyer pengesat, ne duam të jemi befasia në Europë.
Duhet të shohim përpara dhe gjithmonë e kemi bërë. Nuk ka rëndësi se çfarë keni bërë më parë, ne kemi bërë vlerësimet tona dhe duam të fillojmë me Crvena Zvezda, ata luajnë futboll të mirë dhe ne duam të jenë të përgatitur.

Ne dëshironim të ishim këtu pas shumë sakrificave dhe prandaj jemi të lumtur të luajmë në Europë, atëherë do të ketë kohë për t’u përgatitur mirë për derbi. Humbja me Spezian? Le të shohim përpara dhe të mendojmë për ndeshjet e ardhshme.
Mandzukic është një profesionist i shkëlqyer. Është ambientuar mirë, po punon shumë. Është përmirësuar dhe mund të jetë gati për të luajtur nesër. Ibra? Do të vijë në Beograd, do të vijë i gjithë ekipi.
Fillon një periudhë e rëndësishme, vendimtare, çdo ndeshje e vetme duhet të përballet në maksimum, sepse pas derbit dhe Romës kemi edhe Udinesen, përveç dy përballjeve me Crvena Zvezda. Pra, ne duhet të jemi të përgatitur, duke filluar nga nesër.

Lojtarët serbë dhe kroatë? Më pëlqejnë shumë, janë të fortë dhe kanë personalitet të shkëlqyeshëm, nuk është e lehtë, por janë të drejtpërdrejtë dhe më pëlqejnë njerëzit që sillen kështu.
Mungesa e tifozëve? Na vjen keq sepse futbolli përbëhet nga pasioni dhe entuziazmi. Publiku do të kishte ushtruar presion te Crvena, por edhe ne na vjen keq që nuk ka tifozë nesër në mbrëmje”, u shpreh Pioli. /abcnews.al

