Një 31 vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është ekstraduar këtë të mërkurë nga Franca në drejtim të vendi tonë.
Policia bën me dije se shtetasi me iniciale B.B. 31 vjeç ishte shpallur në kërkim, pasi ishte dënuar nga gjykata e Kukësit për veprën penale “Kanosja” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”.
Ky shtetas në shtator të 2019-ës ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit të shtetasit F. C.
Njoftimi i plotë:
Kapet në Francë dhe ekstradohet drejt Shqipërisë një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Falë bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Paris është ekstraduar nga Franca drejt vendit tonë, shtetasi shqiptar B. B., 31 vjeç.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kukës, me vendimin penal të datës 14.10.2019 i ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg” për kryerjen e veprave penale “Kanosja” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 19.09.2019, në Kukës, ku është qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit të shtetasit F. C./abcnews.al