Një shqiptar është ekzekutuar me armë në Islandë. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së shtunës, ku shqiptari u qëllua jashtë shtëpisë së tij në Reykjavík.
Ai la pas gruan shtatzënë dhe një fëmijë të vogël. Deri tani janë mister motivet e vrasjes, pasi miqtë e tij shprehen se shqiptari ishte punëtor, i ndershëm dhe miqësor.
Për vrasjen janë arrestuar tre persona deri tani. Të arrestuarit janë një Islandez dhe dy të huaj, ndërsa një i katërt që ndodhet në paraburgim dyshohet se ka lidhje me vrasjen.
Tre personat u prangosën në një shtëpi, të cilën Njësia e Forcave Speciale e rrethoi duke i arrestuar./ db/ Abcnews.al