Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Me 23 mijë euro të fshehura në çantë drejt Greqisë, si u kap pasagjerja në Kakavijë

schedule16:24 - 16 Shkurt, 2021

schedule 16:24 - 16 Shkurt, 2021

Në pikë e kalimit kufitar në Kakavijë është goditur një rast i mosdeklarimit të parave. 23 mijë euro janë sekuestruar ndërsa ka nisur procedimi penal për poseduesen. Rasti është zbuluar në dalje të vendit, brenda një makine tip “Volkswagen” që kishte destinacion Greqinë.

Gjatë kontrollit u gjetën të fshehura në çantën e dorës së A. T. (pasagjere në mjet), 23.000 euro, të cilat ajo nuk i kishte deklaruar. Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve të para të kryera nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Gjirokastër, A. T., 46 vjeçe, banuese në Sarandë, u procedua penalisht për veprën penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi”./ db/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!