U luajtën sot dy ndeshje të javës së 19 të IPKO Superligës së Kosovës, teksa janë regjistruar dy barazime identike. Feronikeli dhe Gjilani janë ndarë në barazim 1-1.
Për skuadrën nga Drenasi shënoi Adem Maliqi në minutën e 21-të, ndërsa Useini barazoi për Gjilanin në minutën e 52-të. Pas këtij barazimi Gjilani renditet në vendin e 5-të, ndërsa Gjilani një shkallë më lart. Në ndeshjen tjetër Trepça dhe Arbëria janë ndarë me të njëjtin rezultat.
https://streamable.com/v5w6ei
Anes Hot hapi sfidën dhe shënoi për Arbërinë në minutën e 5-të, ndërsa Adenis Shala shmangu humbjen për Trepçën dhe vulosi shifrat e ndeshjes në 1-1 në minutën e 71-të. Arbëria dhe Trepça renditen respektivisht në vendet 6 dhe 7. /abcnews.al