Gati për zgjedhje, KQZ regjistron PS, PD dhe LSI

schedule12:19 - 15 Shkurt, 2021

schedule 12:19 - 15 Shkurt, 2021

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka regjistruar 16 partitë e fundit. Gazetarja Esiona Konomi raporton se sapo janë regjistruar Partia Socialiste, Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim.

Partitë kishin bërë më herët kërkesë për t’u regjistruar nga KQZ për zgjedhjet e 25 prillit. Ndërkohë afati i regjistrimit për partitë politike për zgjedhjet e 25 prillit, është deri në 14 shkurt.

Partitë e para që u regjistruannë KQZ pak ditë më par ishin, PDIU e Shpëtim Idrizit, Bindja Demokratike e Astrit Patozit, Lëvizja për Ndryshim e Jozefina Topallit, Lëvizja Demokratike Shqiptare e Myslim Murrizit, Ora e Shqipërisë e deputetit Zef Shtjefni, Aleanca Demokratike Shqiptare e Eduart Abazit, Lëvizja e Legalitetit e Shpëtim Axhanit, Balli Kombëtar, Partia Emigracioni Shqiptar e deputetit Kostaq Papa dhe Partia e Reformave Demokratike e Krenar Rrycit.

Jozefina Topalli dhe Astrit Patozi garojnë për herë të parë në zgjedhje me partitë e tyre. g.v/abcnews.al